Edhe pse kanë probleme të ndryshme shëndetësore, kjo nuk i ndaloi ata të shfaqin talentin e tyre (Video)

Kuriozitete | Publikuar më 20.03.2017 në ora 20:17

“Disability Idol” është një vazhdimësi e spektaklit televiziv, por në këtë spektakël që për herë të parë ka filluar të transmetohet gjatë vitit të kaluar në Nepal, marrin pjesë persona invalid.

Kjo është gara e parë e këtij lloji në botë, dhe në këtë garë janë lajmëruar një numër i madh i qytetarëve me probleme të ndryshme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre ishte edhe Sabin Tara 27-vjeç, i cili ka lëndime serioze në boshtin kurrizor si pasojë ka mbetur në karrocë për invalidë. Ai ka habitur jurinë me aftësitë e tij për pikturim.