Ejup Alimi përballë prokurores speciale Fatime Fetai

Kryesore | Publikuar më 17.07.2017 në ora 14:11

Koordinator i grupit parlamentare të BDI-së, Ejup Alimi,  është përballur sot me prokuroren speciale Fatime Fetai.  Alimi akuzohet për manipulime zgjedhore në Komunën e Çairit, së bashku me Ismet Gurin, ish-kryetarin e Këshillit Komunal Zgjedhor. Siç pretendon prokuroria special Fatime Fetai, Alimi me pozitën e tij të politikanit dhe pozitat në parti frikëson dëshmitarët që duhet të paraqiten në gjykatë për të dëshmuar kundër tij. Fetai lexoi dy deklarata të dëshmitarëve të frikësuar dhe sipas saj janë dëshmi të mjaftueshme se Alimi duhet të dërgohet në paraburgim. Gjatë zhvillimit të seancës, Prokuroria Speciale është ankuar kundër mosshqiptimit të masës së paraburgimit ndaj Alimit. Ndërkohë, gjatë seancës Alimi dhe Fetai komunikonin me përkthyes, pasi Fetai fliste në maqedonisht ndërsa Alimi kërkonte përkthyes me pretendimn se nuk kuptonte maqedonishetn. Nga ana tjetër, mbrojtja e Alimit gjatë kundërshtimit të propozimit dyshonte se dëshmitarët  që tani paraqiten si viktima janë nën presion e Speciales  dhe jot ë klientit të tij. Vendimi pro ose kundër paraburgimit të Alimit do të mësohet sot pasdite.