30 March
Apelet e intensifikuara të faktorit ndërkombëtar rreth seriozitetit të krizës në Maqedoni duhet të merren seriozisht, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Profesori Bekim Kardiu, thekson se edhe konkluzionet që miratoi Bundestagu gjerman se zgjedhjet nuk janë opsion por që kriza institucionale duhet të zgjidhet sa më shpejtë duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për elitën politike në mënyrë që vendi të mund të vijojë proceset demokratike dhe të integrimeve.