Ekspertët juridik vlerësojnë se publikimi i bisedave private nga bombat në rrjetet sociale duhet të ndëshkohet ashpër nga Gjykatat. Duke komentuar rastin e fundit me të ndaluarin Lupço Palevski, ekspertja Arta Zendeli Bilalli vlerëson se në këtë rast duhet të ketë një gjykim të drejtë me të gjitha parametrat duke respektuar standardet e drejtësisë penale
Personi në fjalë në qoftë se është fajtor dhe nëse argumentohet në nivel të duhur se ai është fajtori për atë vepër jo me hamendje, ta merr dënimin e merituar mendoj se do të funksionon një ndër qëllimet e dënimit që është preventive gjenerale që nënkupton nga sanksionimi I një individi të mësojnë edhe të tjerët të mësoj edhe opinion dhe të kenë drojë që në të ardhmen të kryejnë vepra sepse sanksioni I prêt nëse e shkelin ligjin. Nëse nuk veprohet kështu do të jet praktit që të përhapen ato- deklaroi Arta Zendeli Bilalli, Profesore Universitare.
Por eksperti Zvonko Davidoviq thotë se nëse është prekur interesi publik atëherë ato përgjime duhet të publikohen. Por sipas tij publikimi i bisedave të përgjuara, në Maqedoni akoma nuk është rregulluar me ligj.
Praktikat e Gjykatave ndërkombëtare thonë se nëse është prekur interesi publik dhe nëse është në pyetje interesi publik atëherë patjetër se bisedat të atilla duhet të publikohen veçanërisht nëse janë persona që janë në postet të udhëheqëse të shtetit dhe ka dyshime për kryerje të veprave penale dhe keqpërdorim të detyrës. Ka disa biseda të cilat u publikuan e të cilat me të vërtet janë private dhe me të vërtetë nuk kanë lidhje as me një krim, qoftë me dyshim apo me interes publik që është i papranueshëm dhe i dënueshëm- deklaroi Zvonko Davidoviq, Ekspert Juridik.
Gjatë ditës së djeshme me kërkesë të PSP-së u arrestua Lupco Palevski i cili për katër orë u mor në pyetje nga ekipi i Janevës. Nga PSP-ja nuk japin detaje me arsyetimin se rasti është në fazë parahetimore.
Alsat M