I ftuar në Tv Art, anëtari i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti ka deklasuar kundërshtarët politik me argumentet që ka përdorur lidhur me zgjedhjet lokale
“Clirimi nga mafia urbane që e ka instaluar BDI do të jetë një prej prioriteteve kryesore. Është tragjike të flasim në shekullin 21 të flasim për ajër të pastër, që është rezultat i qeverisjes së BDI – së. Kur nuk ka as kushte elementare për një jetë dinjitoze. Nuk e di se sa me fytyrë BDI vazhdon të kërkojë vota nga shqiptarët kur nuk ka përmbushur thuajse asnjë premtim”, ka thënë Emad Mehmeti.
Ai ka shtuar se nëse ky subjekt politik për më shumë se një dekadë nuk ka mundësuar kushte elementare për shqiptarët, këtë sdo të mund ta bëjë as në 20 vitet e ardhshme, veçanërisht kur komunat maqedonase janë maksimalisht të zhvilluara./Sakte.net