Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB), gjatë pjesmarrjes në emisionin Arena ku debatohet për referendumin e fundit në Turqi, hodhi poshtë vlerësimet për ngulfatje të drejtësisë. Ai tha se me këtë referendum janë anuluar gjykatat ushtarake të cilat gjatë gjithë historisë kanë mbështetur komplote dhe puçe të ndryshme dhe kanë shkaktuar rreziqe dhe frikë tek qytetarët. Nga ana tjetër, Emin tha se me sistemin e ri në Turqi janë forcuar gjykatat civile të cilat do të kenë më shumë pavarësisë së më parë. “Në Republikën e Turqisë siç dihet si në gjithë pushtetet tjera kemi pushtetin ekzekutes, ligjvënës dhe gjyqësorin që janë të pavarur. Duke filluar nga këtu në sistemin gjyqësor nuk kemi ndryshime të mëdha, nuk është prek pavarësia e gjykatave dhe veçanërisht pas grusht shtetit janë anuluar gjykatat ushtarake që mund të zbatohen në raste të veçanta. Në veçanti gjykatësit, prokurorët dhe këshilli i lartë i gjykatësve dhe prokurorëve, do të rritet autoriteti dhe pavarësia e tyre dhe do të kenë një rol edhe më të rëndësishëm. Rreziku i militarizmit ka qenë një rrezik për shoqërinë dher gjykatat ushtarake e kanë përkrah këtë rrezik dhe me anulimin e gjykatave ushtarake do të kemi gjykata civile”, tha Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB).
Data 25.04.2024
Aktuale
- Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy
- Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
- A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?
- Taravari demanton se ka takuar Ahmetin
- Taravari: Nuk jam takuar me Ahmetin mbrëmë, vazhdojmë me punë drejt ndryshimi!
- U tha se ishte shtatëzanë, Adelina Tahiri bën veprimin e papritur
- Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
- Maldini i mbyll gojën presidentit të Milanit