Emrat e rinj në F.C Shkupi, shpresë për suksese të mëdha (Foto)

Kryesore | Publikuar më 12.01.2018 në ora 17:06

Pronari i klubit futbollistik Shkupi, Shefqet Demiri, në shoqërim të nënkryetarit Omer Bunjaku, gjatë ditës së sotme kanë  prezantuar zyrtarisht katër emrat e rinj që i janë bashkangjitur ekipit të Çairit. Sipas Demirit, këto nuk janë përforcimet e vetme të ekipit , pasi që tek Çairasit pritet të arrijnë edhe tre emra të rinj që do t’i bashkangjiten në Antali.

“Këto janë përforcimet e para jemi ende duke punuar do te ketë edhe përforcime të tjera deri në kampin në Antalia besoj që do të bashkangjiten edhe dy ose tre përforcime të forta do të jenë me ne. Këto lojtar që janë këtu janë të përzgjedhur nga trajneri” – tha Demiri.

Ai shtoi se lojtarët që I janë bashkangjitur me ekipin janë të njohur për të gjithë.

Nënkryetari i klubit Omer Bunjaku,falëmnderoi pronarin e klubit për  siç tha  faktin që po realizon premtimet e dhëna, duke i sjell klubit lojtarë të rinj dhe në të njëjtën kohë ngjall shpresat e tifozëve për kthimin e ekipit më në formë.

 

“Kemi bërë ekip shumë të mirë dhe besoj që do ia dalim që për shumë shpejt kohë që ta kthejmë klubin aty ku edhe e ka vendin. Kemi sjellur lojtar që pas vete kanë tituj dhe besoj që do të gërshetohen shumë mirë përvoja dhe lojtarët e rinjë që I kemi në klub, “-tha Bunjaku.

Lojtari i parë që i besoj projektit të Shkupit, Bllagojce Ijamcevski, deshi të falënderoj kryesinë për besimin e dhënë dhe falënderon ata që I dhanë leje për bartjen e fanellës së Shkupit, por entuziazmin  e tyre nuk e fshehën as lojtarët e tjerë, duke premtuar se do japin maksimumin për të ndihmuar dhe lehtësuar realizimin e projektit që kryesia ka vendosur.

 “Premtoj që do të jap më të mirën nga vetja, me loja të mira me angazhim maksimal”, tha ljamcevski

Rron Broja, kapiteni i kombëtares Kosovare U21, tha se është tejet I lumtur që është pjes e klubit futbollistik Shkupi, I njohur si klub me histori dhe traditë të madhe dhe me një tifozëri të zjartë.

 “Shpresoj se do të arrijmë suksese shumë të mëdha së bashku, premtoj se do ta jap maksimumin për këtë klub”, deklaroi Broja.

Ish fantazisti i “Shkëndijës” , Stefan Vujcic, para gazetarëve falenderoi kryesinë që kishin besim në të.

 “Bisedimet shkuan shumë mirë me pronarin e ri, nënkryetarin dhe trajnerin dhe ata më bindën shum shpejtë për projektin që kanë filluar me Shkupin për ta kthyer atë në rrugën që I njëjti ishte më herët  dhe mendoj që aq sa mundem do e ndihmoj këtë rrugëtim” tha Vujçic

I fundit por më i rëndësishmi, Bazhe Iljoski,  të cilin gazetarët sportiv e cilësuan dhe përshkruan si “bomba në Çair”, tha se shpreson që me të vërtetë “bombat” të plasin në rrjetin e kundërshtarëve të Shkupit.

“Ashtu sic thanë edhe parafolësit e mi, unë i falënderoj në mënyrë publike kryesinë që më besuan dhe deshën që unë të jem pjesë e tyre, dhe jap fjalën që do ndihmoj kryesinë në planin e tyre për të kthyer Shkupin aty ku edhe e ka vendin” tha Iljoski

Ai shton se këtu ka ardhur për ti gëzuar tifozët e Shkupit për të cilët vlerëson se janë më shumë se një lojtarë i dymbëdhjetë.

Nga kryesia nuk deshën të zbulojnë emrat e lojtarëve  me të cilët janë në bisedime, por thanë se dy  nga të njëjtit nuk janë ballkanas, kurse tjetri është nga Maqedonia. Ata shtuan se kanë angazhuar edhe dy skaut që të ndjekin futbollistë dhe të njëjtit janë një në Brazil dhe tjetri në Afrikë.

Mevludin Imeri

Almakos.com