Endrit Demolli kalon provat te Valerenga

Sport | Publikuar më 13.09.2017 në ora 17:01

Djali i ish-ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, Endriti ka kaluar provat me sukses te skuadra FC Valerenga.

Këtë e ka bërë të ditur babai i lojtari përmess llogarisë personale në Facebook, i cili njofton se Endriti me sukses është paraqitur te skuadra U19 e klubit norvegjez.

”Edi sprovën në fushën e futbollit e kalojë me sukses, tani ka mbetur zhvillimi i procedurave administrative (që janë tejet byrokratike) për të mundësuar kalimin e tij në FC Valerenga (U-19), me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së aftësive të tij në lojën e futbollit”, ka shkruar në Facebook, Demolli.

Endriti 17-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Flamurtari i Prishtinës. /Telegrafi/