Erjon Braçe: Kim, Shqipëria nuk bëhet e fortë duke vrarë 4 protestues

Flash | Publikuar më 17.03.2017 në ora 00:03

Replikë me Kim Mehmetin, që iu bashkua çadrës së PD-së

Nga Erjon Braçe

Une e kuptoj sikletin e kujtdo, personalitet apo jo, i zakonshem apo i madh, ne cadren e Lulzim Berishes apo Sali Bashes.

Kaq mjafton besoj.

Eshte mirkuptim i zakonshem.

Ajo qe ne nuk e meritojme, jane spjegimet e secilit nder ta.

Te bejne te vjellesh. Po po te vjellesh.

Tani sapo, me dhune kishte hyre ne tv nje prej tyre.

Nuk mbajti ndonje fjale “historike”, sic e do momenti.

Tha se, per te dhe shqiptaret si ai, kishte rendesi te madhe, nje “Shqiperi e Forte”.

Nisjen drejt “Shqiperise se Forte”, ai e shihte tek cadra dhe Lulzim Basha.

Ai spjegoi-pa e pyetur kush, se nuk e kishin paguar te ishte aty, por kjo “Shqiperia e Forte”, kishte mjaftuar qe ai te ishte aty.

Patriot, te respektoj pa fund, ty, mendjen tende dhe vepren tende.

Por kaq nuk pengon te mos t’i them dy fjale;

Shqiperia nuk behet e forte duke vrare kundershtaret!!

Aty ku ti po spjegoje gjithe siklet arsyet e vizites tende, ai, autori i “Shqiperise se Forte”, ka vrare kater njerez krejt te pafaj, thjesht pse po protestonin mu aty, ne ate bulevard;

Aty, ashtu ka vrare vetem fashizmi, edhe ai i forte ishte.

Une nuk di ne ti e di kete apo jo.

Por te shkelesh aty, mbi Pllakat e tyre, ne dac fizikisht apo ne dac menderisht eshte e rende.

Shume e rende per nje intelektual.

Nese per keta ne Shqiperi nuk ka rendesi jeta-produkt i asaj qe Sali Berisha e Lulzim Basha bene si qeveritare ne kete vend, per ty, zoterues i nje kulture te gjere e mbeshtetur ne humanizem, te drejta bazike- duke nisur nga ajo e jetes, kjo eshte e pafalshme.

Per ne, te vraret nga kjo “Shqiperia e Forte” eshte shume fyese!