Është normalizuar komunikacioni në rrugën Udovë – Gjevgjeli

Kryesore | Publikuar më 17.07.2017 në ora 13:57

Komunikacioni në rrugën magjistrale Udovë – Gjevgjeli sërish është
normalizuar pasi sot në mëngjes u ndërpre për shkak të një aksidenti trafiku.
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë vende vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionet në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.