Ditë më parë, i ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë se do të kthehen për të sulmuar, pasi siç thoshte kërcënimi ata për një kohë kishin preokupime të tjera.
Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodhë, shkruan Lajmi.net.
Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terrorist këto ditë i ka Kroacia.
Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, EUROPOL, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe në vend islamik ka luftëtarët më të lartë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartpërmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin.