Fillon asfaltimi i rrugës “Bllagoja Toska” dhe terreneve sportive në sh.f “Kirili dhe Metodij”

Komuna | Publikuar më 25.11.2016 në ora 15:48

Duke e parë si një kërkesë emergjente nga banorët e lagjes të cilët jetojnë në këtë pjesë të rrugës “Bllagoja Toska” vendosëm në planin e punëve dhe investimeve kapitale infrastrukturore edhe këtë aks të rrugës mjaftë të frekuentuar nga qytetarët. Rruga në fjalë ishte në kushte jo të mira për sa i përket cilësisë infrastrukturore, prandaj ne si autoritete vendosëm të ndërhyjme më investime në këtë pjesë të qytetit. Vazhdojmë të investojm në infrastrukturë duke përfshirë çdo pjesë të qytetit, duke ju lehtësuar qytetarëve kushtet jetësore dhe qarkullimin në komunikacion.

Paralelisht zhvilluam punimet edhe në shkollën fillore “Kirili dhe Metodij” ku siguriam kushte më të mira në terrenet sportive për filloristët e shkollës.

/>