Pas debateve tashmë disa ditore për parregullsi në ndarjen e fondeve për shoqata dhe artistë, nga Ministria e Kulturës për TV21 sot foli këshilltari Petrit Saraçini. Sipas tij, asnjë denar nga Ministria e Kulturës nuk i është paguar askujt. Për projektet e aprovuara ose të refuzuara po përgatiten vendimet për të cilat aplikuesit kanë afat prej 15 ditësh për t’u ankuar, tha Saraçini, duke shtuar se pas kësaj procedure, projektet fituese do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Kulturës, e cila fillimisht do t’u ndajë fituesve 1 të 3-tën e fondeve ndërsa 70% do t’u jepet pas dorëzimit të raportit për punën e bërë nga ana e shoqatës fituese. Sipas këshilltarit të Ministrisë së Kulturës, të gjitha hamendjet për keqpërdorime do të qartësohen në vijim, madje kjo do të bëhet edhe me ndihmën e Komisionit për Antikorrupsion, tha Saraçini. “Ministria për të gjitha rastet kur kemi indicie, apo opinion na ka dhënë indicie se diçka nuk është në rregull, lidhur me nepotizmin, korrupsionin, klientelizmin e dukuri të tilla, ne do të kërkojmë vlerësim zyrtar prej komisionit për parandalimin e korrupsionit. Ai është trupi valid në këtë shtet i cili mund të përcaktojë në mënyrë ligjore, vallë ka pasur apo nuk ka pasur konflikt interesash”, tha Petrit Saraçini, Këshilltar në Ministrinë e Kulturës.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Dy persona të lënduar! Njëri përfundon në Urgjencën e “Nënë Terezës” – detaje nga aksidenti në Çair
- Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës
- Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë e fundit thuajse e zhveshur
- Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënoi rënie, për dhjetë vjet u “zhdukën” mbi 50 mijë votues
- Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të fuqishme, e cila do t’i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që na kërcënohet
- Kaq të bukur nuk e keni parë asnjëherë Bora Zemanin
- Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë
- Shënohen 32 vite nga vendosja e denarit