Këshilli i prokurorëve sërish e ka shtyrë seancën për zgjedhjen e prokurorëve të rinj, kësaj radhe duke u arsyetuar me tri pengesa kryesore që duhet të zgjidhen para zgjedhjes së prokurorëve të rinj. Fillimisht të zgjidhet Qeveria e re, arsyeja e dytë është rendi i ditës kurse e treta mungesa e dy anëtarëve.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski theksoi se situata është alarmante, sidomos në Prokuroritë Themelore dhe për këtë është thirr në zgjedhjen e prokurorëve publik që të plotësohen vendet e zbrazëta.“Disa nga anëtarët e Këshillit thonë se deri sa nuk ka Qeveri të re nuk mund ta zhvillojmë zgjedhjen e prokurorëve publik, për zgjedhjen e prokurorëve publik nuk mund të parashtrojmë kërkesë për zgjedhje. Do të durojmë, prokuroritë publike nuk mund të bëhen pa prokurorë publik, por edhe është koha që të sillet vendim për parashtrim të kërkesës për zgjedhje të prokurorëve publik”, tha Anevski.