Franca e përshëndet vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për t’ia dhënë mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, përcjell SHENJA.
“Kjo është një mundësi për vendin që të del nga kriza politike. Shpresojmë se Qeveria e re do të formohet sa më shpejtë. Franca i bën thirrje të gjithë forcave politike të përfaqësuara në Kuvend të vendosin dialog konstruktiv në kuadër të institucioneve, kështu që qeveritarët e ardhshëm do të fillojnë sa më shpjet në zbatimin e reformave urgjente të nevojshme për stabilizim të shtetit dhe avancim drejt integrimit evropian”, thuhet në komunikatë.