FSHF konfirmon edhe një ndeshje miqësore të Kombëtares

Sport | Publikuar më 16.04.2018 në ora 12:33

Kombëtarja e Shqipërisë ditë më parë ka konfirmuar se do të luajë dy miqësore në muajin maj dhe qershor.

Por tani Federata Shqiptare e Shqipërisë ka konfirmuar edhe një ndeshje miqësore për muajin tetor.

Kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë Kombëtarja e Jordanisë.

Shqipëria dhe Jordania do të përballen njëra me tjetrën më 10 tetor në Elbasan Arena.

Pas dy miqësoreve që do të zhvillohen në Zvicër në muajin qershor, kundër Kosovës dhe Ukrainës, FSHF ka arritur akordin për një tjetër miqësore në muajin 10 tetor.

Fillimisht ka qenë Skysport që njoftonte të shtunëb se kuqezinjtë do të përballen me Jordaninë më 10 Tetor.

“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve”.

“Duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF. /Telegrafi/