Furgoni e godet 16-vjeçarin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Kronikë e zezë | Publikuar më 05.12.2017 në ora 15:16

Një 16 vjeçar është goditur sot rreth orës 12:00 në hyrje të Prishtinës, në afërsi të rrethit në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Këmbësori është goditur nga një furgon VW.

16-vjeçari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Foto: Ilustrim