Gaber: Mes Shkupit e Tiranës nuk ka çështje konfliktuoze (VIDEO)

Kryesore | Publikuar më 15.12.2017 në ora 22:25

Seanca e përbashkët e qeverive mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sipas ambasadorit të parë të Maqedonisë në Tiranë, Viktor Gaber është moment i guximshëm nga të dy anët për të folur hapur në lidhje me të gjitha çështjet- për infrastrukturën kualitative, lidhjen energjetike, siguri të përbashkët dhe zhvillim ekonomik.

Madje edhe për çështje edhe më të ndjeshme si për shembull çështjen për ligjin i cili që moti pranoi pakicën bullgare në Shqipëri, gjë që i shqetësoi Maqedonasit të cilët jetojnë atje.

“Është fakt se grupe të caktuara të cilat janë nga institucionet e vendit, të cilat megjithatë janë të preokupuara me disa ide me frikë nga e ardhmja, të pa përgatitur për hapa progresiv civilizues, guxim për tu futur në rrezik, ata do të bëjnë kësi punë, siç kemi në rrethet e Sofjes, ose në të Shkupit ose të Tiranës, por unë mendoj se ai proces po ulet”, u shpreh Viktor Gaber, Ambasador.

Seanca e përbashkët e qeverive është ngjarje e madhe thotë ish ministri Naser Ziberi, para se gjithash për ndryshim të vetëdijes tek qytetarët. Ai e hedh poshtë perceptimin për të ashtu quajturën “sjellje paternaliste” të kreut politik të Tiranës drejt përfaqësuesve të Shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqipëria është mbajtur me principin se dëshiron Maqedoni të qëndrueshme dhe me perspektivë. Në të gjitha kontaktet me politikanët nga Maqedonia, Shqiptar, në plan të parë e kishin se – nuk guxoni ta rrezikoni stabilitetin dhe sigurinë në vendet në të cilat jetoni. Ju perspektivën duhet ta shikoni atje dhe atje duhet ta ndërtoni. Ne do tu mbështesim në tentimet e juaja që të ndjeheni të barabartë dhe të sigurt dhe me perspektivë, por atje!”, tha Naser Ziberi, analist.

Analisti Agron Biba, thotë se kjo politikë e re e Maqedonisë me fqinjët është pozitive.

“Po humbet ajo frikë se tani Maqedonia do të orientohet dhe do të bashkëpunojë prej ku nga na ka ardhur platforma e njohur “platforma e Tiranës”. Situata është ndryshuar për fat të mirë dhe të gjitha duartrokitjet për të gjitha këto takime tani ndodhin në qeverinë reformuese. Kjo është një ëndërr që pritej për një kohë të gjatë. Shihet se qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha përkatësitë etnike kanë një vetëbesim që vjen nga këto takime”, tha Agron Biba, gazetar.

Zhvillimi i marrëdhënieve me fqinjët në Maqedoni, sipas mysafirëve krijojnë klimë pozitive në radius më të gjerë dhe ndikon për hapa të ngjashëm edhe në vendet e tjera fqinje.