Deputeti i PS Artan Gaçi e ka cilësuar dashakeqësi dhe lojë politike përfshirjen e emrit të tij në listën e hetimeve të prokurorisë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në një fjalim në Kuvend, Gaçi tha se është gati të pranojë çdo vendim të prokurorisë edhe pse nënvizoi se nuk kaa marrë asnjëherë një gjobë në jetën ee tij.
Një pjesë e fajlimit të Gaçit
Që nga 1990 deri më sot edhe për shkak të tre dokumentave të mësipërm dhe të lëvizjeve mbase edhe nga dy herë në muaj unë mund të kem qenë një nga njerëzit më të kontrolluar jo vetëm në Itali po në çdo vend të BE. E përsëris, jo dënim por edhe dyshimin më të vogël të kishin pasur këto shtete refuzimi do ishte më e pakta që do kishin bërë dhe jo më të merrje vizë. Por edhe këtu besoj nuk ka shkelje sepse filtrat e BE funksionojnë më mirë sesa flitrat e Prokurorisë.
Në 96-97-98 kam përballuar vetë bandat, gjobvëniet dhe shkatërrimet e biznesit për shkak të inegzistencës së shtetit, por edhe këtu nuk më rezulton të kem pasur gjë.
Nuk kam jetuar as në Tropojë, as Grmash dhe as Skrapar, por i gjithë aktiviteti im është zhvilluar gjatë bulevardit të Tiranës dhe ka qenë i dukshëm.
Teksa hyja në seancë një nga gazetarët me tha se Prokuroria dyshon se kam marrë një gjobë 200 euro 20 vjet më parë. Kjo është qesharake sepse edhe po të ishte e vërtetë do ta kisha deklaruar.
Nuk kam asnjë dënim përcfarë parashikon ligji i dekriminalizimit. Ndaj Artan Gaçit nuk është vënë asnjë gjobë jo 200 euro por as 20 euro në asnjë vend. Këtu ka dicka, unë bej pjesë në atë kategori që e konsideroj veten të ndershëm dhe korrekt, jo vetëm me ligjin por edhe me moralin tim. Kam hyrë i ndershëm në politik, kontribuoj për vendin time.
Përfshirja ime në atë liste është së paku dashakeqëse dhe së shumti një lojë politike me aktorë të njohur për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi.
16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)