Gazetarja: Sela ka takime intensive me VMRO-në! (VIDEO)

Flash | Publikuar më 17.03.2017 në ora 13:09

Gazetarja e njohur maqedonase, Katerina Bllazhevska ka qenë e ftuar në debatin e mbrëmshëm “Rruga drejt…”, ku mysafir ka qenë kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Duke polemizuar me Selën, Bllazhevska ka vlerësuar se në skenën politike në Maqedoni ekzistojnë “Kuaj Troje” të cilët kanë për detyrë të pengojnë ndryshimet politike, kurse për liderin e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, ka thënë se posedon informacione që ka realizuar takime të fshehta me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.

“Informatat që i kam unë tregojnë se ju jeni takuar me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, edhe atë kontakte intensive edhe në Maqedoni edhe Jashtë Maqedonisë, që te unë krijon dyshim se për ;ka në fakt ju angazhoheni”, iu drejtua Bllazhevska, pasi që Sela paraprakisht tha se ka pasur oferta nga dy deputetë të VMRO-DPMNE-së për takime.

“Pse a nuk është e lejuar?”, u përgjigj e me pyetje Sela, duke shtuar më pas se ka pasur biseda telefonike me përfaqësues të VMRO-së por se ka refuzuar ofertat për takime. Sela shtoi se është duke u përballë vazhdimisht me shpifje nga mediume dhe portale të ndryshme.

Këtë pjesë të debatit dhe polemikës mund ta përcillni nga minuta 50 deri në minutën 55.