Në emsionin e Almakosit “Pa teklif me Naser Selmanin” mysafir është dramaturgu dhe ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Lubisha Georgeivski, me të cilin flasim për shfaqjen e tij të fundit, “Sekretet e papagajit”, ku regjisori trajton çështjen e çenzurës dhe fuqisë së propagandës, të komunizmit si marrëzi mumentale dhe për shtetin policor në Maqedoni.
Në këtë intervistë me Georgievskin analizojmë edhe raportet shqiptaro-maqedone dhe perspektivën e tyre. Çfarë deshi t’u thotë shqiptarëve kur në fushatën e zgjedhhjeve presidenciale në vitin 1994 tha se do t’ia priste kthetrat shqiponjës?
Ai poashtu tregon se si akademiku Rexhep Qosja e kishte shpëtuar nga linçimi i aktivistëve të BDI në një përvjetor të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në kohën kur VMRO-DPMNE bashkëqeveriste me PDSH.
Ndiqni intervistën me profesorin Georgievski për të kuptuar arsyet e euroskepticizmit të tij dhe parashikimet për fatin e Bashkimit Evropian.