Gjendje alarmante me zjarret në Kondovë të Shkupit

Kryesore | Publikuar më 13.08.2017 në ora 00:46

Mali mbi fshatin  Kondovë të Komunës së Sarajit sonte vone është përfshi nga flakët. Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit duke rezikuar kështu edhe shtëpit. Ekipet zjarrëfikëse janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryen  po përhapet me shpejtësi të madhe.

Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi.

Ndërkohë banorët kërkojnë që urgjentisht autoritetet komunale në Komunën e Srajit të formojnë shtabe emergjente me qëllim që të menaxhohet kjo situatë dhe mos dal jashtë kontrollit.