07 August
Në një pjesë të rajonit malor jugperëndimior është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Gjendja emergjente 30 ditëshe e shpallur nga ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, mundëson që të gjitha kapacitetet disponuese të sigurisë të drejtohen në rajonin e prekur.
Zjarrfikësit dhe vullnetarët janë përpjekur t’i vënë nën kontroll zjarret në disa rajone të Maqedonisë, për afro dy javë. Policia ka konfirmuar se një trup i djegur është zbuluar në një fshat afër kryeqytetit Shkup, ndërsa dy shtëpi dhe një hangar janë ndezur në fshatin Mogillë, në pjesën qendrore të Maqedonisë.
Helikopterët për hedhje të ujit janë kërkuar, pasi zjarret janë intensifikuar në pjesën jugperëndimore dhe kjo ishte rrezik për shtëpitë, që ndodheshin kryesisht në fshatrat malore.