Bisedat e përgjuara në lëndën “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike do të mund të shfrytëzohen si material dëshmues, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup.
Në kumtesën e sotme nga gjykata theksohet se auto incizimi nga biseda telefonike paraqet dëshmi e marrë në mënyrë ligjore dhe si e tillë mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën penale.
“Gjykata e Apelit Shkup me vendimin e saj në mënyrë meritore vendosi dhe e refuzoi propozimin e të akuzuarit Gj.P. të përmbajtur në ankesën e tij të parashtruar kundër aktakuzës, nga shënimet në lëndë që të veçohet audio incizimi nga kontakti i telefonit, si dëshmi të marrë në mënyrë të paligjshme, me sqarimin se dëshmia e theksuar-audio incizim nga kontakti me telefon paraqet dëshmi të marrë në mënyrë të ligjshme dhe si i tillë mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën përkatëse penale, me çka është ndryshuar vendimi i Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup me të cilën dëshmia e njëjtë është nxjerrë nga shënimet e lëndës si dëshmi e marrë në mënyrë të paligjshme”, thuhet në kumtesë.
Në lëndën “Treqind” të PSP-së akuzohet ish-ndihmësministri Gjoko Popovski për keqpërdorim gjatë furnizimit të automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.