Nuk ka paraburgim për Toni Trajkovskin. Pa pasaportë mbeten Ilija Dimovski dhe Biljana Brishkoska Boshkovska. Nuk ka paraburgim për kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovski, i cili akuzohet nga Prokuroria Publike speciale në rastin “TNT” për prishjen e paligjshme të objektit “Kosmos”. Por Gjykata e Apelit vendosi të mos ia kthejë pasaportën dhe do duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë. Pa pasaportë mbetet edhe deputeti i VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski. Gjyqtarët e Apelit e hodhën poshtë ankesën dhe e konfirmuan vendimin e Këshillit penal të gjykatës themelore Shkupi 1. Dimovski është akuzuar në rastin “Titanik” nga Specialja për bashkpunim kriminal dhe abuzim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore. Në të njëjtin rast është akuzuar edhe Biljana Brishkoska Boshkovska nga Ministria e Drejtësisë. Gjykata e refuzoi edhe ankesën e saj. Edhe ajo mbetet pa pasaportë.
Alsat-M