Gjykata Themelore Shkupi 2, më 19 dhjetor do ta kumtojë verdiktin për rastin në të cilin familja e të vrarit Rami Jusufi nga fshati Luboten kërkon 1 milion euro dëmshpërblim, njofton Koha.
Jusufi është vrarë në kohën e konfliktit në vitin 2001, ndërsa nëse Gjyqi vendos familja të jetë e dëmshpërblyer, mjetet do të ndahen nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Elez dhe Zenel Jusufi, djemt e të vrarit Rami Jusufi kanë hapur proces gjyqësor kundër shtetit të Maqedonisë dhe deputetit Johan Tarçullovski dhe kërkojnë dëmshpërblim 1 milion euro.
Gjyqi veç më ka sjell vendim që e hedh poshtë kërkesën për zgjerim të padisë kundër deputetit Tarçullovski.