Punonjësit e sektorit të pastrimit në Greqi organizuan demonstratë, pasi që komunat në vend nuk i kanë zgjatur kontratat e tyre, raporton AA.
Rreth 2 mijë punonjës të sektorit të pastrimit të cilët u mblodhën në Sheshin “Karaiskakis” me thirrjen e Federatës së Punonjësve të Qeverisjes Vendore (POE-OTA), marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Brendshme. Demonstruesit të cilët dëshironin të hyjnë në ndërtesën e ministrisë u bllokuan nga policia.
Punonjësit të cilët donin të vendosin zjarr mbi mbeturinat të cilat i kishin grumbulluar para ndërtesës, më pas marshuan drejt ndërtesës së parlamentit, ku ka ndërhyrë edhe policia. Ndërsa disa punonjës janë lejuar të hyjnë në ndërtesë për të takuar kryetarin e parlamentit, Nikos Voutsis.
Ndërkohë disa qytetarë të cilët u ndikuan për shkak të motit të nxehtë dhe gazit lotsjellës me ambulanca u dërguan nëpër spitale.
Zgjatja e kontratave të punonjësve të sektorit të pastrimit me vendimin e gjykatës së auditimit ishte vendosur se është kundër kushtetutës. Pas vendimit, ishte shfaqur një mundësi me të cilën rreth 10 mijë punonjës të mbeten pa punë.
Pas grevës së punonjësve të sektorit të pastrimit në Athinë dhe disa qytete tjera janë formuar grumbuj të mbeturinave. Greqi vend i cili ka papunësinë më të lartë në Eurozonë, në muajin mars ky fenomen ishte llogaritur 22.5 për qind.