Griezman: Ëndërr të luash për Barcelonën ose Real Madridin, por jo njëherë

Sport | Publikuar më 20.03.2017 në ora 20:47

Antoine Griezmann ka thënë se është ëndërr të luajë në një prej skuadrave gjigante si Real Madrid ose Barcelona.

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United gjatë verës.

“Nuk e kam për qëllim që të largohem nga Atletico Madrid, për Paris Saint-Germain, Kinën, SHBA-në dhe Rusi, ose diku tjetër”.

“Është ëndërr për çdo lojtar që të luajë në klubeve si këto, ose Bayern Munich”.

“Tani nuk e shoh vetën te Barcelona ose Reali dhe askund tjetër. Jam i lumtur në Spanjë”.

“Çmimet individuale janë të rëndësishme dhe është e vështirë që ta fitojë dikush mbi Lionel Messin ose CristianoRonaldon”.