Gruaja që ka pasur marrëdhënie me më shumë se 100 burra, thotë se ajo ka “shpëtuar” shumë martesa!

Kuriozitete | Publikuar më 05.12.2017 në ora 18:46

Një e ve e pasur që pretendon se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me më shumë se 100 burra të martuar në vetëm dhjetë vjet pretendon se “mashtrimi” mund të jetë mirë për martesën duke shtuar: “Unë jam zgjidhja perfekte”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për konsulenten financiare Gweneth Lee, 47 vjeçe, thotë se gjysma e bashkëshorteve të burrave që ajo ka pasur marrëdhënie, i mbyllin sytë sepse ato kanë humbur interesin për seksin dhe duan që burrat e tyre të jenë të lumtur.

Ajo thotë se nuk ndjen asnjë faj për marrëdhëniet e saj, sepse thotë se shumë nga çiftet do të ndaheshin në qoftë se burrat nuk kishin një si ajo, dhe dhimbja e divorcit do të ishte shumë më e keqe familjet e tyre.

“Unë e di që shumë njerëz do të më dënojnë për atë që bëj, por me të vërtetë nuk kam ndonjë keqardhje sepse besoj me besnikëri se ndihmoj të mbaj së bashku shumë çifte. Kaq shumë martesa në Britani të Madhe janë në krizë, çifte, sidomos në moshën e mesme dhe që kanë edhe fëmijë”.