Seanca e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane në të cilën duhej të fillojë debati për amendamentet për Ligjin e gjuhëve është shtyrë.
“Kam vlerësuar se kjo javë është shumë e rëndësishme për çështje të tjera rreth reformave dhe unë kam dhënë prioritet pjesës që mos defokusohemi nga ajo që aktualisht është më e rëndësishmja dhe urgjente”, tha Artan Grubi për Televizionin 24, duke shpjeguar pse komisioni për çështjet evropiane, që do të fillonte nesër në orën 15, e pezulluan debatin për ndryshimin e ligjit për gjuhët.
Grubi pretendon se ky vendim nuk ka të bëjë aspak me paralajmërimin e komisionerit të BE-së, i cili në mënyrë të qartë i ka treguar Qeverisë se ligji i gjuhëve nuk është prioritet evropian.
Ndërkohë, Shoqata e këshillit kombëtar maqedonas vendosi tenda para Kuvendit duke kërkuar tërheqje të ligjit për përdorimin e gjuhëve./Almakos