Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Artan Grubi, Nikolla Poposki dhe Fadil Zendeli, dje dhe sot morën pjesë në Konferencën kushtuar në implementimin e vendit nga Ballkani Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në Konferencë theks të posaçëm ishte vendosur në interesimin e fortë të Bashkimit Evropian ndaj stabilizimit të rasteve të kontinentit evropian, me çka ishte potencuar se stabilizimi i tillë nuk do të arrihet derisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e Unionit.
Nga ana e deputetëve në Parlamentin Evropian ishte dërguar porosi e fortë se zgjerimi i Unionit do të vazhdojë, se vendet e Ballkanit Perëndimor në pajtim me shkallën e realizimit dhe plotësimit të kritereve të domosdoshme kanë perspektivë të qartë në periudhën e ardhshme të përfshihen në këtë familje.
Deputetët kishin pjesëmarrje aktive gjatë të gjitha sesioneve në Konferencë.
Deputeti Grubi informoi për rrjedhën e procesit reformues në Maqedoni, për përkushtimin e shumicës së re për t,i përforcuar detyrat e dhëna nga Brukseli gjithnjë me qëllim që deri në fund të vitit të marrin rekomandimin e pa kusht për fillimin e bisedimeve , e madje edhe datë konkrete për fillimin e tyre.
Deputeti Poposki drejtoi apel tek përfaqësuesit e Unionit për prani më të madhe të tyre dhe vizibilitet në Republikën e Maqedonisë, si dhe për bashkëpunim më të madh të të gjitha vendeve të rajonit në pikëpamje të agjendës evropiane. Suksesi i integrimit varet nga mundësia për kontroll më të madh të Qeverisë nga Kuvendi , tha Poposki.
Deputeti Zendeli pati fjalimin e tij në sesionin kushtuar shfrytëzimit të instrumentit IPA -2. Në kuptimin e kësaj teme, deputeti theksoi se fondet IPA janë pjet dhe tendencë e Unionit për arritje të standardeve evropiane në interes të qytetarëve të vendit tonë dhe se me ndihmën e tillë financiare Republika e Maqedonisë ka gjasa ta modernizojë dhe përparojë shoqërinë e vet.
Konferenca paraqet mundësi të jashtëzakonshme për takime dhe mbledhje të deputetëve me kolegët e Parlamenteve Nacionale, me kolegët e Parlamentit Evropian si dhe me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian dhe Agjencitë e ndryshme të pranishme në Konferencë.
Konferenca përfundon me praninë e deputetëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-AFET, ku deputeti Grubi do të mbajë fjalimin e tij.