Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mbajti fjalim politik në gjykatë duke thënë se Prokuroria Speciale Publike po përndjek politikisht atë dhe drejtuesit e partisë së tij, për t’ia dobësuar partinë dhe për t’ia shkurtuar numrin e votave.
Gjati fjalimit të përmbledhur në disa faqe, ai theksoi se në qoftë se e burgosin, kjo do ta vendoste në pozitë më të ulët se oponenti i tij politik, dhe kështu ka gjasa që të humb votat. “Nëse më burgosin nuk do të mund të shkoj në takime, forume, për të lobuar për fitore”, ka thënë Gruevski.
Ndërkohë, mbrojtja e Gruevskit vazhdimisht kërkonte që të kihet parasysh se ai nuk është kushdo, por ish-kryeministër.