Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski rreth orës 4 pas mesnate ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se dënon dhunën që ka ndodhur në Kuvend ku u sulmuan disa deputetë.
Ai ka bërë thirrje institucioneve që të reagojnë shpejtë dhe të zbulojnë dhunuesit.
“Nuk kam qenë për atë që me dhunë të mbetem në pushtet dhe nuk kam përkrahur mënyrë të tillë tek tjerët. Bëj thirrje të mos trajtohen të gjithë njëjtë ata që po protestojnë para Kuvendit. Përshëndes përpjekjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët bënë gjithçka për të ndihmuar deputetët e lënduar”, ka deklaruar Gruevski, përcjell SHENJA.
Ai tha se dënon mënyrë se si LSDM dhe partitë tjera kanë vendosur që, siç e quan ai, në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, duke rritur kështu në mënyrë të vetëdijshme tensionet.
“Provokimet e shumta ndaj popullit maqedonas janë arsyeja direkte për këtë eskalim. Mënyra se si kanë zgjedhur kryetar është plotësisht jo ligjore dhe jashtë Rregullores. Udhëheqësia e LSDM e dinë mirë këtë dhe me vetëdije vendosën që të shkelin ligjin dhe në mënyrë direkte kanë shkaktuar incidente”, ka thënë më tej Gruevski, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se në ditët në vijim VMRO-DPMNE do të publikoj hapat që do të ndërmerr, ndërsa ka kërkuar që të pranohet takimi i liderëve i propozuar nga presidenti Ivanov.
“Rikujtoj se publikisht kamë folur për rreziqet e tilla nga ana e LSD dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të LSD. Dikush ka dashur të shkaktoj kaos dhe dëmin ta shfrytëzoj. Populli ka të drejtë të mbroj shtetin, ndërsa thirrja për metoda të dhunshme shkon në dëm të të gjithve. Ata që e kanë bërë skenarin dëshirojnë të jetë në hije përzgjedhja jashtë ligjit e kryetarit të kuvendit. Qëllimi i tyre është që për dhunën të fajësohet VMRO-DPMNE”, ka thënë Gruevski, duke shtuar se qytetarët të rinë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.
Enis Murtezi /SHENJA/