Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se populli i cili pothuajse 60 ditë është rrugëve duke protestuar po kërkon zgjedhje të reja parlamentare, përcjell SHENJA.
“Koalicioni i VMRO-DPMNE e kërkojnë këtë që nga janari. Nëse LSDM do të pranonte atëherë propozimin tonë, tani do të kishim zgjedhje dhe do të përfundonte gjithçka. Kur një parti do të del në zgjedhje dhe thotë një gjë e më pas do të bëj diçka tjetër dhe me këtë do të bënë një mashtrim të madh zgjedhorë, ajo parti duhet ta dijë se do të përballet me revoltën e qytetarëve”, ka thënë Gruevski, duke shtuar se nga kjo krizë mund të dilte me zgjedhje të reja, të cilat do të mbaheshin me ato lokale.