Të akuzuarit në lëndët “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski kanë dorëzuar ankesat e tyre pranë Gjykatës Supreme për masën e paraburgimit që e konfirmoi Gjykata e Apelit. Që të tre me ditë të tëra kanë pritur që vendimin për paraburgim ta marrin në adresën e shtëpisë, që më pas të ankohen në Gjykatën më të lartë. Tani Supremja ka afat prej 48 orëve të prononcohet lidhur me ankesat. Grujovski, Jakimovski dhe Boshkovski akuzohen për përgjim joligjor dhe shkatërrim të provave. Për shqiptimin ose jo të paraburgimit, do të vendosë kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe 4 gjykatës supremë, anëtarë të Këshillit Penal.
>