Sekretari i përgjithsëm i KB-së , Antonio Guteresh në takime me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev shprehu përkrahje për zbatimin e reformave në Maqedoni dhe për zgjidhjen e kontestit me Greqinë rreth emrit.
“Guteresh e përkrah aspektin multietnik në zhvillimin e Maqedonisë dhe miqësinë që ajo e promovon në Ballkan. Por ai është i ndërgjegjshëm për kontestin me emrin dhe apeloi për zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi, që paraqet frenim të Maqedonisë në zhvillimin e saj dhe konkretisht për anëtarësimin në NATO dhe në BE”, tha Zaev në deklaratë për MIA-n.
Në takim mori pjesë edhe ndërmjetësuesi i KB-së për kontestin me emrin, Methju Nimic, por në bisedime nuk u parashtruan propozime për ndonjë zgjidhje të problemit.
Kryeministri Zaev në deklaratë theksoi se ekziston mundësi e madhe që Rusia të ketë vërejtje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke shtuar se nuk pret që këtë ta bëjë edhe për anëtarësimin tonë në BE.
Kryeministri i Maqedonisë në Nju-Jork u takua edhe me eurokomisarin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Han dhe me përfaqësuesen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Federika Mogerini, ku iu transmetua se në Bruksel tashmë është apsolvuar aspekti pozitiv për Maqedoninë nga ndryshimi i qeverisë dhe roli i rëndësishëm i Qeverisë së re në dhënien fund të krizës politike.
Ai shtoi se Qeveria e re me vullnet i plotëson të gjitha kushtet që i janë parashtruar Maqedonisë nga Komsioni Evropian, siç janë krijimi i gjyqësisë së pavarur, respektimi i qeverisjes së të drejtës, liria e mediave, orientimi i servisuar i institucioneve shtetërore dhe reformat në shërbimet sekrete.
“Han dhe Mogerini folën në superlativ për atë që nënkupton reforma, ndërtim të miqësisë me fqinjët, përfshirë edhe me Greqinë dhe janë të ndërgjegjshëm për problemin me emrin. Ambicia e tyre dhe dëshira jonë e madhe është që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2018”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se Han dhe Mogerini vlerësuan se të gjitha vendet në rajon duhet që të ecin përpara dhe në kushte kur Serbia dhe Mali i Zi tashmë negociojnë për anëtarësim në BE, duhet që edhe Maqedonia dhe Shqipëria t’i fillojnë këto negociata.