Akuzave të deputetit të VMRO-së Antonio Milloshovski edhe sot i është përgjigjur deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ai tha se akuzuat e MIlloshovskit janë të pabaza. Sipastij, ai nuk ka guxim t’i thotë ato jashtë foltores së Kuvendit.
“Jeni dëshmitar se ky deputet frikacak vetëm e keqpërdor foltoren. Nëse ke guxim dil merri gazetarët dikund tjetër dhe thuaji këto informata për Izet Mexhitin, Ramiz Merkon dhe të tjerët. Kur do të ndodh konfiskimi i pasurisë së paligjshme do t’u dhimbset edhe aeroplani juaj privat”, deklaroi deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.
Ndërkohë, sot në Kuvend edhe sot vazhdon debati për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët. Kjo nevojë pritet që mos arrijë të votohet para zgjedhjeve lokale pasi edhe shumë deputet që presin të diskutojnë për këtë nevojë të sjelljes së ligjit, ndërsa është paralajmëruar se Kuvendi prej të hënën nuk do të vazhdojë me punën e trupave punues dhe seancat plerare për shkak të fillimit të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit./>Mefail Ismaili