Kryetarja e Komunës së Haracinës Milikije Halimi përmes një postimi në Facebook, falënderon Kryeministrin Zoran Zaev, për realizimin e premtimeve të dhëna që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo ka shkruar se “Ne premtuam dhe po realizojmë konceptin një shoqëri për të gjithë. Qeveria miratoi: – Themelimin e Televizionit Shtetëror në gjuhën shqipe me imitim 24 ore, – Themelimin e Radios në gjuhën shqipe me emetim 24 orë – Themelimin e kanalit satelitor shtetëror me emetim 24 orë në gjuhën shqipe.
Halimi shkruan se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” po krijon një shoqëri demokratike dhe të barabartë.