Han vjen në Shkup javën e ardhshme

Kryesore | Publikuar më 14.11.2017 në ora 12:16

Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Johanes Han javën e ardhshme vjen në Maqedoni.

Vizitën në Shkup ai e paralajmëroi në Tuiter pas takimeve në Bruksel me nënkryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikollla Dimitrov.

“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han në Tuiter.

Në cicërimën e tij e vlerësoi si të shkëlqyer  takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.

“Besoj se Qeveria do të shfrytëzojë këtë moment dhe se do të shohim rezultatet e reformave të mëtejshme deri në fund të vitit. Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike”, duke përshirë edhe opozitën, theksoi Han.

Në takimin në Bruksel dje u hapën të gjitha çështjet të lidhura me axhendën evropiane të Republikës së Maqedonisë