Nga Naim Sinani
Pse gjith ky dëshprim i haraçinasve nga subjektet shqiptare?! Pse pikërisht Haraçina e rezistencës kombëtare, e cila nuk hezitoi ti bashkangjitet as luftës së vitit 2001, tani nuk bëri fare rezistencë për tu dorëzuar në duart e LSDM-së! Këtë pyetje ua kam parashtruar edhe banorëve të Haraçinës. E përgjigja ishte e dhimshme, e madje trishtuese. Çfar duhet tu japim më shum partive shqiptare, mu përgjigjën shumica me të cilët bisedoja? Që nga vitet e 90-ta ua dham votën, e në vitin 2001 edhe fëmijët dhe pasurinë dhe çka? Ata nga njerëz që nuk kishin as buk për të ngopur barkun, tani u shëndrruan në njerëz me pasuri miljonëshe. Ndërsa ne, një komunë me mbi 15 mij banor, në pikën e zhegut nuk kemi as uj për të pirë. Te kanali i Haraçinës nuk mbeti lider, e ministër shqiptar pa u fotografuar, por përsëri ai mbeti i hapur. Ata fotografohen e ikin, ndërsa ne na mbetet ta thithim erën e keqe. Mos të flasim për mungesën e kushteve në shkollat fillore, apo premtimet e rrejshme për shkollë të mesme, e ambulance 24 orëshe. Ai ishte ky ideali i Dëshmorëve të UÇK-së?- vazhdova unë me pyetje. Por edhe ata mu prëgjigjën me pyetje. A ishte ideali i Dëshmorëve, që në pushtet të vijnë analfabetët dhe të bëhen miljoner? A ishte ideali i Dëshmorëve, që Haraçina dhe Likova të mbeten si në mesjetë? A ishte ideali i Dëshmorëve që të vazhdojnë rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si “Monstra” e “Kumnaova” e politikanët shqiptar të vazhdojnë të ruajnë kolltukun? E më interesantja mu duk përgjitha e njërit nga banorët: “dikur të moshuarit në Karadak thoshin, mos mbetsh me të qajtë Stambolli, e tani fatkeqësisht Haraçina mbeti që ta qaj Strumica. Mbetë që të na qajë Zoran Zaev, pasi nuk na qajti Ali Ahmeti, e as liderët tjerë shqiptar” thonë haraçinasit. Sidoqoftë, për pak ditë fillon epoka e LSDM-së në Haraçinë. Por, a do ti mbajë premtimet kryeminsitri Zaev dhënë haraçinasve? A do të arrijnë në Haraçinë shumat miljonëshe, të cilat u premtuan në fushatë, apo sërish haraçinasit do të mbeten të dëshpruar? Kjo do të konfirmohet së shpejti, që në propozimbuxhetin e qeverisë për vitin 2018, kur do të shihet se sa para do të ndahen për proekte në Haraçinë. Ndërsa rasti Haraçina dhe rezultatet tjera në zgedhjet lokale, partive shqiptare duhet tu shërbejnë si shkas për reformism të brendëshme.