Sot kanë përfunduar me asfalt të gjitha rrugët në komunën e Haraçinës nga NP “Rrugët e Maqedoisë”. Këto punimë janë pas vërshimeve që kaploi Haraçinën vititn e kaluar ku dëmtoi gati të gjitha rrugët në këtë komunë.
Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu thotë se asfaltimi i rrugëve në viset shqiptare është edhe një nga premtimet e BDI-së që sot bëhen realitet dhe qytetarët sot mund të ecin në rrugë me standarde.
“Këto rrugë kanë nisur brenda këtij muaji dhe me një intesitet të madh u bënë të gjitha rrugët e dëmtuara nga vërshimet me asfalt” u shpreh Kadriu.
Nga ana tjetër banorët e Haraçinës ndjehen tepër të kënaqur nga këto punime dhe falenderojnë Ndërmarrjen për realizimin e asfaltimit të rrugëve.
“Falebderojmë Np Rrugët e Maqedonisë për punën e shpejt që bënë në Haraçinë dhe sot ne e shohim dhe ecim mbi rrugë të asfaltuara” tha një nga banorët e Haraçinës.
Ndryshe Np Rrugët e Maqedonisë do të vazhdojë punimet në Hasanbeg ku vitin e kaluar u dëmtuan nga vërshimet.