Harron në muze, valixhen me para (Foto)

Kuriozitete | Publikuar më 13.08.2017 në ora 00:20

Kujdestarët e një muzeu të vogël në Lanarkshire të Skocisë, janë befasuar kur kanë gjetur një valixhe me para që besohet se është harruar nga ndonjë vizitor.

Forcat e rendit po bëjnë përpjekje që të identifikojnë turistin, për t’ia kthyer dollarët australianë, para se të largohet nga shteti, transmeton Telegrafi.

Paratë në valixhe

“Është sasi e konsiderueshme e parave, andaj duam që t’ia kthejmë sërish buzëqeshjen”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Ende nuk ka ndonjë piste hetimi, meqë muzeu është vizituar nga numër i madh njerëzve, derisa brenda nuk ka kamera që kontrollojnë. /Telegrafi/