Miq të dashur
Vendimi për shfuqizimin e Ligjit për përcaktimin dhe matjen e gjatësisë së dënimit, i cili u miratua në vitin 2014, ishte i pritur. Sot atë e bëri Gjykata kushtetuese.
Ishte njëri nga ligjet i miratuar dhe modeluar sipas klikës së hajdutëve që ,,qeverisën,, mbi një dekadë me vendin.
Ishte një prej paradokseve juridike. Një metodologji e konvertuar në ligj, vetëm e vetëm për të kamufluar , për tu mbrojtur dhe për ta pasur më lehtë atëherë kur klika do ta humbte pushtetin.
Pra ishte një prej ligjeve të cilët shërbyen për të mbuluar dhe për të shpëtuar më lehtë apo krejtësisht nga NDËSHKIMI për krimet dhe shpërdorimet e bëra me pushtetin .
Bënte pjesë në ligjet me të cilat “kupolat partiake” në një farë mënyre ligjësuan hajdutërinë.
Kur një ligj i plotë miratohet me qëllime dhe tendenca të caktuara kriminale dhe i njëjti plotësisht bie në gjykatë për nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria , s’ka se pse të mos ketë edhe PËRGJEGJËSI POLITIKE DHE MORALE për hartuesit dhe sejmenët-miratues të tij.
( Q. ALIU )