Haziri anulon konkursin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, shkilte ligjin (Dokument)

Kosovë | Publikuar më 12.01.2018 në ora 23:15

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar konkursin e Drejtorisë së Arsimit, për shkak, sipas tij, të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, nëpërmjet rrjetit social Facebook, i cili ka thënë se toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi.

“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi. Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan. Shihemi!”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/