U bënë disa ditë prej kur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ia ka dhënë mandatin Nikolla Gruevskit për ta formuar qeverinë e ardhshme.
Ky akt i presidentit Ivanov u komentua në mënyra të ndryshme, ndërsa u deklaruan edhe të gjitha subjektet politike shqiptare me përjashtim të PDSH-së së Menduh Thaçit dhe Azem Sadikut, shkruan Tetova1.
Lëvizja Besa deklaruan se nuk do të futen në qeveri me njerëz që janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike.
Aleanca për Shqiptarët thanë që asnjëherë nuk do të futen në qeveri me Nikolla Gruevskin, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin Click Plus dha disa opsione për atë se si do të veproje kjo parti. Në mesin e opsioneve ishte që do të bisedoje me Gruevskin, por edhe se mund të qëndroje në opozitë.
E vetmja parti politike shqiptare e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike në lidhje me atë se a do të futet në qeveri me Gruevskin është PDSH-ja e Menduh Thaçit.
Ata, pra, PDSH-ja, përveç që nuk morën pjesë në nënshkrimin e platformës politike të partive shqiptare, janë duke heshtur për atë se a do të marrin pjesë në qeveri me Nikolla Gruevskin?!/Tetova1/
Data 27.04.2024
Aktuale
- Fronti Europian – Zona zgjedhore 3: Baki së bashku me Llogën dhe Murat vizituan komunën e Berovës dhe Vinicës
- Mbresa e mrekullueshme, vjen plot stil në setin fotografik
- Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…
- Dimitrievski: Nuk do të hyj në asnjë koalicion të mundshëm paszgjedhor me BDI-në
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri
- Conte i thotë “po” gjigantit italian?