Higuain pas zëvendësimit bën një gjest të turpshëm që mund t’i kushtojë me dënim (Video)

Sport | Publikuar më 13.09.2017 në ora 10:31

Një ndeshje shumë e keqe e Juventusit u përcjell edhe një gjest të shëmtuar të Gonzalo Higuain.

Ai është zëvendësuar në minutën e 87-të nga i riu Cagliara, ndërsa ‘El Pipita’ i është përgjigjur lumit të vërshëllimave të tifozëve të Barcelonës duke i treguar atyre gishtin e mesit.

Një veprim i papranueshëm për një lojtar të nivelit të tij, që për herën e 12 në karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë në fushën e katalanasve.

Higuain ka realizuar 5 gola në 12 ndeshje të luajtura vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve, një kundër Lyon, dy ndaj Dinamos së Zagrebit dhe dy ndaj Monaco, ndërsa në finalen e Cardiffit kishte paraqitje të dobët.

Të mos mungonin shifrat e ulëta, ai tani rrezikon skualifikimin nga UEFA.

Në të kaluarën shumë nga këto raste janë dënuar, por ka pasur rast edhe kur është falur si ai i Carlo Ancelotti kundër Hertha Berlin. /Telegrafi/