Prof.dr. Vebi Xhemaili
Departamenti i historisë pranë Universitetit shtetëror të Tetovës më 2008 pas një studimi të hollësishëm doli me këtë propozim për emrin e shtetit të Maqedonisë që në trendet demokratike të quhet “Maqedonia e Re”.
Në bazë të një studimi shkencor Departamenti i Historisë pranë USHT doli me këtë propozim, në bazë të fakteve historike. Se ne së bashku deri në vitin 1941 kur ishim nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave ky vend quhej “Banovina e Vardarit”. Ndërsa pas luftës Maqedonia u bë si pjesë e barabartë e Federatës Jugosllave deri në vitin 1991. Me shkëputjen nga Federata Jugosllave në vitin 1991 Maqedonia vazhdoi me të njëjtin emër deri më sot.
Por tani është koha të reflektojmë të gjithë pozitivisht për të e vendit dhe të qytetarëve të saj që emri “MAQEDONIA E RE” është më e kapshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pasi ky emër u përdor me dashuri të madhe menjëherë pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore. Si dëshmi më e argumentuar për këtë është edhe gazeta “Nova Maqedonia” me të njëjtën emër doli nga lufta dhe filloi të përdoret në gazetën më të madhe të këtij shteti si pjesë e Jugosllavisë që nga viti 1945.
Ne si departament i Historisë kemi qenë unik se me këtë emër të ri, të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet pranuar unanimisht. Pasi ky është sinonim i ardhmërisë së përbashkët për të arritur vizionet tona në institucionet euroatlantike.
Ne si Departament i Historisë një betejë e kemi fituar kundër Luanit bullgar, dhe dolëm ngadhënjimtar kundër “STEMËS ME LUAN” e kundërshtuam politikën e shtetit pasi shkonte në dëm të kauzës tonë dhe etnive tjera që jetojnë në Maqedoni.
Ne si Departament ndajmë mendimin se ky propozim i Departamentit të Historisë pranë UT, është më pragmatikë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Besojmë se si historian kemi qëndrim shkencor duke mos dëmtuar asnjë etnikum që jeton në Republikën e Maqedonisë.
Me emrin e ri MAQEDONIA E RE, është njëherë edhe perspektiva e vendit, që na çon drejt prosperitetit; ekonomik. Politik dhe social. Prandaj ndajmë mendimin se pa implementimin e rekomandimeve të ekspertëve perëndimor vështirë do ta tejkalojmë këtë apati të brendshme të institucioneve tona shtetërore, ku mbi të gjitha mbisundon ndarja nacionale dhe korrupsioni. Prandaj vështirë mund të ringjallet sistemi shoqëror politiko-juridik, pa ndihmën e ndërkombëtarëve në krye me SH.B.A.
Departamenti Historisë UT -Tetovë