Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990, shkruan SHENJA.
Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në. Yee përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.