Hoti takoi në Francë piktorin me famë botërore, Omer Kaleshi

Kulturë | Publikuar më 19.03.2017 në ora 14:47

Ndër vizitës në Francë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, u takua edhe me piktorin me famë botërore, Omar Kaleshi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit mes Kaleshit dhe zëvendësministrit Hoti, u bisedua për bashkëpunimin e afërt kulturor mes tij dhe artistëve të rinj nga Kosova për çka Kaleshi shprehi gatishmërinë e plotë.

Ndër të tjera Kaleshi shprehi gatishmërinë që të ndihmojë edhe në anëtarësimin e Kosovës organizatën ndërkombëtare, UNESCO.

Zëvendësministri Hoti e falënderoi piktorin Kaleshi për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën dhe artistët e rinj të saj dhe tha se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të kontribuoj pozitivisht në promovimin e kulturës shqiptare, konkretisht artit.

Piktori Kaleshi njihet si njeriu i pesë shteteve, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Francës.

Ai ka studiuar në Turqi ku atje ka perfeksionuar mjeshtërinë e pikturimit. Kaleshi punon në Francë që pesë dekada.