I ftohti siberian, ujku shëtit nëpër Malishevë

Kuriozitete | Publikuar më 10.01.2017 në ora 13:59

I ftohti siberian ka prekur këto ditë vendin tonë, por edhe Kosovë, ku dimrat e acartë janë një gjë e zakonshme.

Por një gjë jo e zakonshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malishevë, ku në rrugët e qytetit banorët kanë parë një ujk.

Lajmi bëhet me dije nga portali “Malishevapress”, sipas të cilit, kafsha e egër është parë afër stacionit të policisë nga banorë të qytetit.

10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)